10:54 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / k.v

Shqetësohet vazhdimisht nga ish-i dashuri në veri të Mitrovicës, lëshohet urdhri mbrojtës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish-i dashuri i saj i dyshuari.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur të martën në veri të Mitrovicës, në ora 09:43.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.