11:03 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Silva rrezikon të dënohet nga Federata angleze, pasi ia dhuroi fanellën një punëtori në stadium!

Mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva mbrëmë bëri një gjest të madh, pasi ia dhuroi fanellën e tij një djali që po punonte në stadiumin “Craven Cottage”.

Pavarësisht veprimit të mirë që bëri braziliani, ai mund të dënohet nga Federata angleze, shkruan IndeksOnline

Sipas rregullave strikte të Premierligës, lojtarët nuk duhet të shkëmbejnë fanellat e as ti dhurojnë ato.

Mbetet te shihet se si do të vendoset në lidhje me Silvan.