10:08 / E Martë, 23 Maj 2023 / B O

Situata me Vinicus bëhet politike, ministri i Brazilit e kërcënon Spanjën

Flávio Dino , Ministri i Drejtësisë i Brazilit, ka njoftuar se qeveria braziliane po shqyrton miratimin e parimit të ekstraterritorialitetit ndaj Spanjës për shkak të sulmeve raciste të pësuar nga Vinícius në futbollin spanjoll.

“Ne po studiojmë mundësinë e zbatimit të parimit të njohur si ekstraterritorialitet. Kodi Penal parashikon që, në disa situata të jashtëzakonshme, është e mundur të zbatohet ligji brazilian në rast krimesh kundër brazilianëve edhe jashtë vendit” ka thënë Dino.

Çështja e ekstraterritorialitetit është ende në analizë dhe varet nga një sërë faktorësh.

Prokuroria e Valencias ka nisur procedurat hetimore për veprën penale urrejtje dhe fyerje ndaj Vinicius./Indeksonline/