11:28 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

S’ka dilema, në këtë lokacion do të vendoset shtatorja e Anton Çetës

Komuna e Prishtinës e quan të mbyllur çështjen e vendosjes së shtatorës të Anton Çetës.. Shtatorja e ish-profesorit dhe pajtuesit së gjaqeve do të vendoset mbi objektin e Parkingut Nëntokësor pranë Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Vendosja e shtatores do të bëhet pas përfundimeve të punimeve në parkingun nëntokësor.

Vendimi i marrë dy muaj më parë mbetet në fuqi, gjë e cila konfirmohet edhe nga kryesuesi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta.

Dje familja e Anton Çetës ka dal kundër një ideje që shtatorja të vendoset në oborrin e Katedrales në Prishtinë./Indeksonline/