14:39 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Skandal në NBA, vëllai i basketbollistit serb godet me grusht tifozin

Një ngjarje interesante ndodhi në tribuna gjatë ndeshjes midis Nuggets-it dhe Los Angleses Lakers-it.

Një tifoz i panjohur është goditur nga vëllai i basketbollistit serb, Nikola Jokic, shkruan Indeksonline

Policia e Denverit është duke kërkuar viktimën, i cili ende nuk e ka paraqitur rastin.

Nuk dihet arsyeja, por në pamje shihet se vëllai i basketbollistit serb, i cili quhet Strahinja Jokiq goditi me boks një tifoz.

Sipas mediave, kjo nuk është hera e parë që vëllai i Jokiqit bën telashe në tribuna./Indeksonline/