10:46 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Skënder Hyseni: Letra e Pompeot është e kjartë

Zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni e ka quajtur hap të duhur nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhat mes Kosovës e Serbisë.

Hyseni ka thënë se letra e Pompeot është e qartë, dhe se duhet të arrihet njohja e ndërsjelltë mes dy shteteve.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.
Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur” ka thënë Hyseni./Indeksonline/