16:57 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Skuadra e KEK-ut, zyrtarizon transferimin e radhës

FC KEK-u ka bërë zyrtare transferimin më të ri, kësaj radhe bëhet fjalë për Rezart Hasanin.

Kjo skuadër ka disa ditë që ka filluar të sjellë futbollist të ri në skuadër, para disa ditëve u zyrtarizua mesfushori Atdhe Grajqevci.

Kurse tani është transferuar edhe Hasani të cilit klubi i KEK-ut i ka uruar mirëseardhje në skuadër.

Rezarti para se të transferohet te KEK-u ishte pjesë e Flamurtarit, Vllaznisë dhe Pozheranit.

/Indeksonline/.