19:53 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / A. A

Sllovakia shumë e fortë për Kosovën

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes parakualifikuese për kampionatin botëror 2023 mes Sllovakisë dhe Kosovës me rezultatin 42-29.

Çereku i parë shfaqi efikasitet të dobët nga ‘Dardanët’ të cilët e humbën 21-9.

Në çerekun e dytë ishte lojë më e barazpeshuar, megjithatë sllovakët ishin për një nuancë më të mirë.

Koshashënuesi më i mirë te Kosova ishte Drilon Hajrizi me 8 pikë 3 kërcime dhe 1 asistim.

Ndërsa te Sllovakia, Vladimír Brodziansky shënoi 14 pikë 7 kërcime dhe 1 asistim.

/IndeksOnline/