23:44 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Solskjaer: Dëshirojmë të bëhemi si Barcelona

Ole Gunnar Solskjaer pranon se Barcelona ishte më e mirë në dy ndeshjet ndaj Manchester United.

Djajtë janë eliminuar nga Champions League pas rezultatin 4-0 në dy ndeshje.

“Më duhet të them se Lionel Messi ka kualitet të madh dhe ai bëri diferencën. Pas golit të dytë ndeshja kishte përfunduar.

Messi është nivel tjetër, ai dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, të gjithë janë dakord me këtë gjë.

Synimi ynë është të bëhemi si Barcelona, mund të bëhemi, por kemi shumë punë.   Nëse duam të rikthehemi te niveli i vërtetë i Man United, te tradita e vërtetë, duhet të sfidojmë Barcelona-n.

Ata ishin disa nivele më lart se ne në të dyja ndeshjet. Duam t’i luajmë prapë këto ndeshje vitin tjetër kështu që kemi një javë të rëndësishme përpara nesh.

Nuk ka kuptim të mendojmë për këtë ndeshje pasi duhet të fokusohemi te pjesa e mbetur e kampionatit.”