08:41 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sonte rikthehet Europa League

Sonte zhvillohen ndeshjet e 1/16 të fazës së eleminimit direkt të Europa League.

Arsenal është mysafir i Bate Borisov në ndeshjen e cila fillon në orën 18:55, shkruan Indeksonline.

Valon Berisha dhe Thomas Strakosha luajnë kundër Sevillës në Olimpico në të njëjtin orar. Nga ora 18:55 luan edhe Interi si mysafir i Rapid Vienna.

Nga ora 21:00 luajnë Malmo kundër Chelseas dhe Kololli e Kryeziu të Zurich ndeshen me Napolin.

Kujtojmë se të martën u zhvillua ndeshje mes Fenerbahces dhe Zenit ku turqit triumfuan me rezultat 1-0. /IndeksOnline/