16:25 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Sonte shumë zhurmë te objekti i Qeverisë së Kosovës

qeveria e kosoves - qeveria

Gastronomët e Kosovës në shenjë revolte ndaj masave kundër Covid-19, sonte do të protestojnë.

Ata do të bëjnë xhiro me vetura dhe do t’i bijnë borisë te objekti i Qeverisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Ju presim sonte për të bërë zhurmë prej orës 21:30!

Nisja me vetura do të bëhet nga rruga b (Agim Ramadani), e drejtë te objekti i Qeverisë, duke bërë xhiro dhe rënë borisë!“, thuhet në njoftimin e Gastronomëve./Indeksonline/