08:17 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / Gj. Sh

Sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 30-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vemendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës.

Ndeshja tjetër do të luhet në mes Ferizajit dhe Malishevës.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 15:00./IndeksOnline/