11:43 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. M.

Sot është ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Heronjtë vetëm ditëlindje kanë!

Sot më 24 shkurt 2021 do t’i mbushte 58 vjeç uragani i luftës për liri, pavarësi e përparim shoqëror, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Fahriu ishte nje uraganit i bashkimit të kombit.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me penë e pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht, duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat, duke kënduar.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu!

E përkujtojn shokët e idealit dhe familja FAZLIU