08:54 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Sot luajnë dy sportistë të Kosovës në Lojërat Evropiane

Kosova sot do të paraqitet me dy sportist në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’.

Duke filluar nga ora 10:00 do të ndeshet Loriana Kuka në kategorinë (-78 kg).

Derisa në boks, Patriot Behrami do të luaj kundër italianit, Mangiacapre Vincenzo. Ndeshja çerekfinale do t filloj nga ora 19:15.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë derisa Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë. /IndeksOnline/