13:34 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / Blerim

Soylu: Kapet atentatori i DEASH-it për Turqinë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se atentatori i organizatës terroriste DEASH për Turqinë u kap gjatë një operacioni në qytetin Yalova.

Në një postim nga llogaria në Twitter, ministri Soylu deklaroi: “Në Yalova është krye një operacion i rëndësishëm kundër DEASH-it”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndër të tjera ia ka shkruar: “U kap dhe u arrestua atentatori i DEASH-it për Turqinë. Operacioni përfundoi. Përgëzoj njësitet tona policore të antiterrorizmit, të inteligjencës, policinë dhe prokurorinë e rajonit Yalova”.