18:50 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

S’pajtohen dot, Lladrovci do ta votonte Trumpin e Haradinaj e do fitoren e Biden

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci vazhdon darkat e dollitë me miqtë e tij të luftës e të lirisë.

Ai sonte është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ka publikuar edhe disa fotografi në FB.

Derisa Lladrovci, thotë se në të gjitha pikat janë pajtuar vetëm për një gjë jo.

Ky është postimi i tij:

Me ish Kryeministrin, Ramush Haradinaj, evokuam kujtimet më të çmuara por edhe më të mirat, për të pavdekshmit tanë, për Luanin e Shkëlzenin, për Fehën dhe Xhevën, por edhe për shokët tanë që sot janë gjallë, për shtetin dhe integrimin në NATO.

Po ashtu, theksuam se vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara idealin e më të dashurve tanë dhe idealin tonë të çdo ditshëm, në shërbim të qytetarëve.

Për një gjë nuk u pajtuam, Gjenerali e ka mik Bajdenin dhe e dëshiron fitoren e tij, unë, normal do ta votoja Trampin!