00:02 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Statistikë historike e Philadelphias në NBA, asnjë ekip nuk e ka bërë më parë

Ekipi i Philadelphia Sixers në NBA po kalon një sezon fantastik. 

Ata për momentin gjenden në pozitën e tretë në konferencën lindore dhe po cilësohen si ndër favoritët kryesor për ta fituar titullin këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Ky sezon i mrekullueshëm vjen për shkak të punës ekipore që po e bën ky ekip. Përkundër që Embiid është lojtari i tyre më i mirë, Sixers kanë dëshmuar që dinë të fitojnë edhe pa të.

Që ky ekip është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm e dëshmon edhe statistika e pikëve.

Ata janë i vetmi ekip në histori që kanë pesshën startuese me pikë dyshifërore.

Emiibd ka një mesatare me 27.5 pikë për ndeshje, pas tij vjen Tobias me 19 pikë.

Pozitën e tretë dhe të katërt e zënë Butler dhe Redick. Ata kanë mesatare prej 18.5 dhe 17.8 pikë.I fundit në pesshën startuese është Ben Simons me 17.1 pikë.

Po ashtu edhe banka rezervë kanë qenë mjaftë efektiv./Indeksonline/