15:43 / E Enjte, 25 Prill 2024 / L K

Stjuardesa bëhet drejtoreshë kryesore e kompanisë “Japan Airlines”

Mitsuko Tottori filloi karrierën e saj në 1985 si stjuardesë për Japan Airlines. Tridhjetë vjet më vonë, në 2015, ajo u bë drejtoreshë e lartë e stjuardesave.

Tani e tutje, Tottori ka marrë drejtimin më të madh të kompanisë. Ajo është emëruar drejtoreshë e kompanisë.

Tottori, 59 vjeçe, filloi karrierën e saj në linjën ajrore kombëtare në vitin 1985.

“Ka fituar një nivel të lartë njohurish dhe përvojë praktike në fushën e operacioneve dhe shërbimeve të sigurta të fluturimeve gjatë gjithë karrierës së saj. Ajo ka qenë e suksesshme gjatë Pandemisë Covid-19 dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e operacioneve të sigurta” thuhet në arsyetimin e kompanisë për ngritjen në pozitë të Tottorit./Indeksonline/