23:02 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Strakosha del negativ në testin e fundit për Covid-19

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka arritur ta mposhtë koronavirusin, dhe thuhet se është i gatshëm për skuadrën e Lazios.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ka rreth një muaj që nuk luan shkaku i Covid-19 dhe së fundi humbi edhe tri ndeshjet me Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline

Pra, në testet e bëra sot Strakosha ka dal negativ dhe është gati për ndeshjen ndaj Crotones në fundjavë.