09:28 / E Premte, 26 Prill 2024 / k.v

Sulmuan dy persona me mjete të forta, arrestohen pesë të dyshuar

Janë arrestuar pesë të dyshuar në Prishtinë pasi që ata pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy persona.

Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të gjithë personat e përfshirë në incident janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore./IndeksOnline/