08:59 / E Martë, 30 Prill 2024 / L K

“Super e martë” për Albin Kurtin

Albin Kurti ka një ditë të ngarkuar para vetes. Kryeministri i Kosovës ka në plan disa takime gjatë kësaj të marte.

Dita për të ka nisur në homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

Orari i takimeve për të do të përfundoi në orët e pasditës ku do të merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact në orën 17:00.

Agjenda e kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 30.4.2024

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

VENDI: Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

KOHA: 08:30

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi.

VENDI: Kuvendi i Kosovës

KOHA: 10:30

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

VENDI: Lagjja Suvido, Graçanicë

KOHA: 12:30

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor.

VENDI: Hotel Emerald
KOHA: 14:30

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Akademinë përkujtimore për ish-deputetin Ali Lajçi.

VENDI: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë

KOHA: 16:00

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.

VENDI: Sëiss Diamond Hotel

KOHA: 17:00