08:53 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Super, super Alison Becker, 9 ndeshje radhazi pa pranuar gol dhe shumë afër dy rekordeve historike

Alison Becker lirisht mund të quhet tani portieri numër një në botë. Portieri i Liverpoolit ka plot 9 ndeshje që nuk e di çfarë është goli.

Alison ka numëruar plot 846 minuta pa pranuar gol duke udhëhequr Brazilin drejt finales të Kupës së Amerikës së Jugut.

Por, ylli i Brazilit ka dy sfida të rëndësishme para vetes, shkruan Indeksonline.

Ai ka shansin historik që të bëhet portieri i parë që arrin ta përfundojë tërë Kupën e Amerikës së Jugut pa pranuar asnjë gol të vetëm.

Poashtu, Alison me shumë gjasa do të bëhet portieri i parë në histori të futbollit që do të fitoj Dorëzën e Artë në Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës së Jugut./Indeksonline/