16:33 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Superndeshje, kjo është përballja e parë në Premierligë pas rikthimit

Premier League do të rinis me 17 qershor me superndeshjen, Manchester City-Arsenal.

Pep Guardiola do të përballet ndaj ish-asistentit, Mikel Arteta në ndeshjen e parë të futbollit anglez pas koronavirusit.

Aston Villa-Shefield United është ndeshja tjetër në këtë datë.

Fillimisht ishte menduar që Premierliga të rinis me 12 qershor, por më pas është shtyer data pasi që skuadrat kanë kërkuar kohë për më shumë përgatitje nga frika se mund të ketë lëndime të futbollistëve./Indeksonline/