16:32 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim një delegacion nga Republika e Çekisë, shkruan teve1.info.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë dhe  sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia.

Tutjë ministri tha se para delegacionit çek ka prezantuar angazhimet  tre vjeçare të Qeverisë në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës dhe terrorizmit.

“Në fjalën time falënderova Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. Prezantova angazhimet tre vjeçare të Qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi”, tha Sveçla.

Derisa shtoi se të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“Z. Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona. Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, tha tutje ai.