11:10 / E Enjte, 18 Prill 2024 / S Z

Szunyog-u kritikon ekzekutivin rreth Ligjit për pagat dhe për zyrtarët publikë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish, ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për pagat dhe për zyrtarët publikë, ku deklaroi se nuk janë marrë parasysh komentet e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia…

Këtë deklarim e bëri në konferencën me temë: “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Szunyog-u deklaroi se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.

“Është me rëndësi që të kemi një administratë të pavarur. Shërbimet sociale siç janë ata me probleme të ndryshme, është një problem. Kosova është duke punuar në funksionalizimin e agjencive të pavarura por duhet të përshpejtohet. Kosova nuk ka marrë parasysh konventat e BE-së. Ngris edhe një herë zërin për Ligjin e ri për zyrtarët publikë por edhe të pagave, për fat të keq nuk janë marrë parasysh komentet”, deklaroi ai.