12:02 / E Martë, 23 Maj 2023 / S Z

Tahiri: Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, pranuan marrëveshje pa njohje reciproke

Ish krye-negociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët ishin entuziastë ndaj obligimeve të dialogut në Bruksel, nxituan dhe pranuan marrëveshje pa njohje reciproke. Marrëveshje kjo e cila sipas Tahirit u afirmua nga Kurti si një arritje e madhe.

“Ku treti entuziazmi i kësaj Qeverie, ndaj obligimeve te Dialogut te Brukselit, qe nga Konjufca qe nxitoi ta pranoj marrëveshjen pa njohje reciproke deri te Kurti qe e afirmonte si te arritur te madhe”, ka shkruar Tahiri në Facebook./IndeksOnline/