12:38 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Tërmet i fuqishëm në Greqi, ndihet edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në Greqinë qëndrore, ndërsa ai është ndjerë edhe në kryeqytetet e shteteve fqinj të saj Maqedonisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton IndeksOnline.

Përkundër forcës së tërmetit me 6.3 ballë të Rihterit edhe nuk është raportuar për të lënduar apo dëme.

Ndërsa tërmeti ka bërë që shumë njerëz të dalin nga shtëpitë e tyre e ndërtesat e punës në qytetin Larissa.

Epiqendra e tij ishte 22 kilometra në veriperëndim të qytetit dhe u ndje saktësisht në në ora 12:15 minuta sipas Qendrën Sismike të Evropës, e cila në fillim tha se maginuda e tërmetit ishte 6.3 ballë të rihterit.