11:46 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi s’dekreton Projektligjin për Pagat, hynë në fuqi në mënyrë të heshtur

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk e ka dekretuar Projektligjin për Pagat, ndërsa pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në fuqi në mënyrë të heshtur.

Kështu ka konfirmuar zyra për Informim të Presidencës.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës. 

Afati i fundit për  dekretimin e Projektligjit për Paga nga ana e Presidentit ka qenë dje në orën 24:00.