11:13 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

“The Simpson” ka parashikuar shpërthimin tragjik në Beirut? Publikohet video

Shpërthimi i madh që ndodhi në portin e Bejrutit dhe ka shkaktuar rreth 135 vdekje e mbi 5,000 të plagosur, ka tronditur mbarë botën.

Nëpër mediat e huaja kanë qarkulluar video dhe foto të shumta gjatë shpërthimit të cilat kanë prekur zemrën e të gjithëve.

Se fundmi është publikuar një pjesë nga seriali i “The Simpson”, ku shumë njerëz mendojnë se kjo gjë është parashikuar që në të kaluarën.

Ka pasur shumë raste, kur seriali “The Simpson” ka parashikuar ngjarje të rëndësishme dhe që kanë ndodhur dhe në realitet.

Ndërsa tani shumë postime në mediat sociale, pretendojnë se ky shpërthim është parashikuar që në të kaluarën.