08:49 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

The Sun: Kosova mund të kishte shënuar më shumë se tre gola

“Dardanët” patën paraqitje dinjitoze ndaj kombëtares së 4-t në botë, duke u mposhtur 5:3 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Gazeta prestigjioze britanike The Sun doli me një artikull duke e kritikuar në masë të madhe mbrojtjen angleze, madje po pretendojnë se Kosova mund të kishte shënuar edhe më shumë gola.

“Anglia është dashur ta mbyllin më mirë mbrojtjen. Mirëpo, ata nuk e bënë këtë dhe ftuan Kosovën të shënonin gola. Ata shënuan tri herë, por mund të kishin shënuar edhe më shumë” – thuhej në artikullin e The Sun./Indeksonline/