12:24 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thiago Alcantara me një letër emocionuese për tifozët e Bayern Munchenit, tregon arsyet e largimit

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, përmes një letre të postuar në rrjetet sociale ka përshëndetur tifozët e Bayern Munchenit.

Ai ka falënderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë në këta 7 vjet sa ka qëndruar, transmeton Indeksonline.

Alcantara në letër tregon se largimi i tij ka të bëjë vetëm me arsye sportive dhe se dëshironte një fidë të re në jetën e tij.

Më poshtë e keni letrën e plotë të tij:

Po, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën time. Unë kam vendosur që ta mbyll këtë kapitull të mrekullueshëm në klub. Klubi ku unë u rrita dhe përmirësova vetën si lojtarë në 7 vjetët e fundit.

Fitore, suksese, momente të lumtura dhe disa të vështira po ashtu. Por, ajo që krenohem me atë që kam arritur në Bayern se isha një djalë i ri me ëndrra të shumta dhe u largova me të gjitha ëndrrat e përmbushura dhe u identifikova me klub, historinë, filozofinë, gjuhën dhe kulturën. Këtu unë mësova si të duhet dhe respektohet tradita, tani do të them lamtumirë, por kurrë nuk do ta harroj: Mia San Mia.

Unë dhe familja ime kemi jetuar momente të mrekullueshme: në qytet në “Sabener Strasse” dhe sigurisht, në të dashurin “Allianz Arena”. Me ju , familjen bavareze që më trajtuan shumë dhe me shumë dashuri çdo sekondë.

Vendimi im ka të bëjë vetëm me arsye sportive dhe si futbollist, unë doja dhe më duhej një sfidë e re në mënyrë që ta përmirësoj veten, siç e bëra këtë.

Bayerni, do të jetë gjithmonë atdheu ime. Falënderime të përjetshme për Bayernin./Indeksonline/