16:06 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Tifozët e West Hamit dorëzohen para kohe, largohen nga stadiumi qysh në pjesën e parë

Skuadra e West Ham United është duke humbur me rezultat të thellë pas pjesës së parë ndaj Arsenalit (0:4), në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Tifozët e klubit “The Hammers” u larguan nga stadiumi qysh në pjesën e parë, të dëshpëruar nga paraqitja e klubit të tyre të zemrës, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin e Mikel Artetas gjatë pjesës së parë i shënuan: Saliba, Bukayo Saka, Gabriel dhe Trossard.