11:53 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Tollovi afër Postës në Podujevë, qytetarët po presin për të marrë asistencën sociale

Prej orës 11:00, Posta e Kosovës ka nisur me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.

Mbrëmë në njoftimin e Postës, u tha se gjatë tërheqjes së mjeteve duhet të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Por kështu nuk po ndodhë të paktën në Postën e Kosovës në Podujevë.

IndeksOnline ka siguruar fotografi ku shihet grumbull i njerëzve që po presin për të marrë asistencën sociale./IndeksOnline/