15:59 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tottenham pas futbollistit që dështoj në Bayern Munchen

Skuadra e Tottenhamit nga sezoni i ardhshëm po mendon ta forcoj mesfushën pasi që ende nuk ka arritur të zëvendësoj Christian Eriksenin.

Sipas “Daily Mail”, Tottenham është vënë pas futbollistit të Southampton, Pierre-Emile Hojbjerg, transmeton Indeksonline.

Danezi në të kaluarën kishte luajtur edhe për ekipin e Bayern Munchen, por që kishte dështuar të tregonte vetën tek kampioni gjerman.

Ai që 4 vite është pjesë e Southampton dhe ka qenë njëri nga më të mirët tek skuadra angleze./Indeksonline/