09:39 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Milanit: Interi ka më shumë përvojë se ne

Milan u mposht pastër nga Interi 0:2 në San Siro, me Nerazurët duke vazhduar formën e mirë në krye të tabelës.

Pas ndeshjes, Marco Giampaolo, trajneri i Milanit tha se përvoja e Interit ishte ajo çfarë na mposhti në këtë ndeshje, transmeton Indeksonline.

‘Interi ka më shumë përvojë se ne, ky është ndryshimi kryesor. Pas golit të parë të Interit, ne u bëmë shumë emocionues. Ne ishim në lojë deri në fund, por na mungon përvoja e madhe. Leao? Ai eshte i mire. Ai ka shumë aftësi dhe është shumë i shpejtë. Ai ka shumë hapësirë ​​për tu rritur … ‘ – tha Giampaolo./Indeksonline/