19:54 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Transporti më i ri publik në Prishtinë, bëni rafting në Emshir, pas reshjeve të shiut”!

Mjafton të ketë reshje shiu që në Prishtinë të shkaktohen mijëra telashe.

Përpos rrugëve të bllokuara, shpesh herë krijohen edhe liqe artificiale.

Reshjet e shiut që nuk ndaluan prej ditës së djeshme bllokuan një pjesë të kalimit tek lagja Emshir në Prishtinë.

Madje dikush vendosi që të dalë dhe të bëjë ‘rafting’ në këtë lagje, duke ia përkujtuar të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti se në çfarë situatë krijohet çdoherë që bie shi në këtë anë./Indeksonline/