21:31 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / AR

Travis Scott premtoi të ndihmonte të lënduarit nga tragjedia, por vuri numrin e gabuar në Instagram

Dje, Travis Scott u zotua të ndihmonte të mbijetuarit e koncertit Astroworld, që u shndërrua në vend tragjik për 8 persona të cilët humbën jetën dhe shumë të tjerë që përfunduan të lënduar.

Reperi mori përsipër t’i ndihmonte duke i ofruar shërbime që lidhen me kujdesin ndaj shëndetit mendor, por rezultoi se në profilin e tij të Instagramit ka vendosur numrin e gabuar.

Travis Scott premtoi të ndihmonte të lënduarit nga tragjedia, por

Scott postoi një numër që mesa duket nuk ka lidhje me linjën e (NAMI), National Alliance on Mental Illness, institucion që është në shërbim të njerëzve të cilët kanë probleme me shëndetin mendor. Ai deklaroi se do të mbajë përgjegjësi për kostot e funeraleve duke ndihmuar familjet e atyre që humbën jetën, si dhe një 1 muaj shërbim falas për terapi online për pjesën tjetër, të traumatizuar. 

Numri i vendosur mendohej të ishte i duhuri për terapinë, por në fakt i përket një agjensie qeveritare. Nga çfarë dëgjohet të thuhet prej operatorit të shërbimit, nuk ka asnjë lloj lidhje me shërbimin e pretenduar.

Pasi gabimi u vu në dukje dhe lajmi i numrit u përhap kudo, prej pak orësh në Instagramin e tij numri u modifikua, duke vendosur atë të duhurin.