23:11 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Tre të lënduar nga aksidenti në Podujevë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident rrugës për Merdare në Podujevë.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se si pasojë e aksidentit trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.