10:31 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Tri raste të dhunës në familje brenda ditës në rajonin e Prishtinës

Policia ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Drenas, transmeton IndeksOnline.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti i ka kaluat gjykatës në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Fushë-Kosovë është arrestuar një person pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Nuk raportohet për të lënduar, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku policia ka arrestuar një person pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/