07:10 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Trump bën deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, pranon humbjen dhe flet për dhunën në Capitol Hill

Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Kapitolin të mërkurën dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një videomesazh të ri, presidenti Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një transicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”. Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Kapitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”. Trumpi tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”.

Zoti Trump nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar.”

Mos i humb