16:16 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tuna feston Bajramin pranë këtij personi, paraqiten nga ky vend

Këngëtarja Altuna Sejdiu e njohur për publikun si Tuna, është rikthyer furishëm në skenën muzikore pas publikimit të albumit të ri të titulluar ‘Fortuna’, i cili përmbanë 7 këngë, shkruan IndeksOnline.

Albumi u prit mjaft mirë nga publiku, duke rikthyer kështu vëmendjen kah këngëtarja.

Por nuk ka se si të mungoj fokusi i mediave për jetën private të Tunës.

Tashmë ajo në paraqitjet e saj publike nëpër rrjetet sociale, zakonisht shfaqet në krah të djalit të saj Tianit.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një urim për festën e bajramit të shoqëruar me një fotografi të djalit të saj.

Ata duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit në plazh, ku duket se po kalojnë pushime të këndshme./ IndeksOnline