12:28 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Tuneli afër Kuvendit, Rama njofton se është në procedurë prokurimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bëre të ditur një transformim tjetër që po ndodh në kryeqytet.

Behët fjalë për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, që tanimë sipas Ramës është në fazën e prokurorimit, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Transformimi i Prishtinës po vazhdon🤩

🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.

🏙️Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët🚶‍♀️🌳

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Krenar Xh Xhaferi

Drejtoria e Transformimit

Ilir Murseli

#prishtinapotransformohet

#prishtinapraktike💙