16:05 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Turbullirë e ujit në kanalin e Iber Lepencit

Përmes një kumtesë për media KUR Prishtina, ka thënë se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije

“ Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije. Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës me mbi 30 NTU, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi detyruar nga ora 02.00 e mesnatës ( 5 qershor 2019 )  të ndërprejmë trajtimin e ujit në FPU Shkabaj dhe FPU Drenas. Si pasojë e kësaj, disa zona mund të ndjejnë mungesë të furnizimit me ujë, veçanërisht zonat rurale dhe komuna e Drenasit në përgjithësi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, është thënë kumtesë./Indeksonline/