16:01 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Udhëtimet e shumta bashkojnë Ledri Vulën dhe ‘Stupcat’ në aeroport

Reperi i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun, Ledri Vula po vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte jashtë vendit.

Edhe ky vikend reperi e gjeti në diasporë, këtë ai bëri të ditur edhe përmes disa imazheve që ka publikuar së fundit në ‘InstaStory’, shkruan Indeksonline.

Në imazhin e radhës që ka postuar Ledri shihet së bashku me aktorët e njohur të humorit ‘Stupcat’.

Artistët shihen të buzëqeshur së bashku derisa ndodhen në aeroport për udhëtimin e radhës.

Ndryshe, projekti i fundit i Ledri Vulës mbete kënga ‘That’s Mine’ me reperin, Gashi./Indeksonline/