17:43 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

UEFA i jep lajmin e madh Liverpoolit, skuadra e Klopp shpallet kampion?

Kampionatet e futbollit në Europë janë të ndërprera për shkak të koronavirusit që është përharpur në të gjithë botën.

UEFA nesër do të mbilidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të vendosur se çfarë do të ndodh me kampionat e ndërprera, mirëpo mediat angleze raportojnë se tanimë është marrë vendimi, transmeton IndeksOnline.

Ekipet që kryesojnë kampionatin do të shpallen kampion, raportohet se tanimë ky vendim është marrë dhe nesër do të prezantohet para kryetarëve të federative.

Me këtë vendim, Liverpooli do të shpallej kampion në Angli, Juventusi në Itali, dhe Barcelona në Spanjë.

Në Kosovë kampion do të shpallej Ballkani i Suharekës, ndërsa në Shqipëri Tirana./IndeksOnline/