21:35 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / SH F

Ukraina shpall gjendjen emergjente kombëtare

Parlamenti i Ukrainës sapo votoi për miratimin e gjendjes emergjente.

Dekreti për gjendjen emergjente do të nisë më 24 shkurt dhe do të zgjasë 30 ditë, shkruan The Guardian.

Dekreti parashikon masat e mëposhtme:
•Kontrollet e dokumenteve
•Ndalimi i protestave
• Evakuimi i njerëzve nga zonat e rrezikshme
•Ndalimi i prodhimit dhe përhapjes së informacionit që mund të “destabilizojë situatën”.

Masa të tjera që mund të zbatohen “nëse është e nevojshme” përfshijnë:

• Një shtetrrethim
•Regjim të veçantë të hyrjes dhe daljes
•Ndalimi i prodhimit dhe përhapjes
•“Rregulla të veçanta” për përhapjen e informacionit në internet.