09:37 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Uran Ismaili: E pres me padurim rezultatin e natës së sotmshme

Voten e tij ka hedhur edhe kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Uran Ismaili.

Ismaili ka votuar në shkollen “Ismail Qemaili”, në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, transmeton IndeksOnline.

“E pres me padurim rezultatin e natës së sotmshme, dhe e konsiderojë tepër të rëndësishme këtë garë. Të dalin të gjithë dhe ta zgjedhin me votë kryetarin e komunës, me votën e tyre të vendosin se kush do të jetë kryetari”. Ka thënë ai, transmeton IndeksOnline.