12:32 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Urimi, që e fejuara e Arber Zenelit ia ka kushtuar futbollistit për ditëlindjen e 25-të

Futbollisti kosovar i Reimsit, Arbër Zeneli, feston sot ditëlindjen e tij të 25.

Në ditë e tij të veçantë nuk ka munguar as urimi i së fejuarës Majlinda Hoda.

“Urime ditëlindjen shpirt, lumturi dhe gjitha të mirat e kësaj bote. I bëfsh 100 vjet pranë të dashurve të tu. Të dua pa fund jetë!”, ka shkruar ajo sipër një fotografie me futbollistin.

Kujtojmë se  ditëlindja e futbollistit të famshëm vjen në një javë speciale për të pasi ai këtë javë pritet rikthehet në fushë pas shumë muajsh mungese për shkak të një lëndimi./Indeksonline/