16:59 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vajza 12 vjeçare tërhiqet zvarrë nga kamioni [Pamje të rënda+18]

Pamje dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë një dyqani në Puebla City në juglindje të Meksikës.

Në pamje dallohet një vajzë, 12 vjeçe, e cila ndodhej para një dyqani. Pak sekonda më pas aty pranë kalon një kamion, i cili këput një prej telave të varur mbi rrugë dhe me të kap minorenen.

E pasi ka marrë kthesën drejtuesi i makinës ka shtuar shpejtësinë, teksa teli ka kapur vajzë duke e tërhequr me forcë.

Fatmirësisht vajza ka shpëtuar vetëm me disa lëndime, por nëse makina do të kishte qenë me një shpejtësi edhe më të madhe mund t’i kishte marrë jetën.