16:56 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / LB

Vazhdon suksesi i shqiptarëve në botë: Shërbimet dhe sëmundjet që trajtohen në klinikën “Dr. Krasniqi” në Calw të Gjermanisë

Ndër kirurgët shqiptar më të njohur në Evropë dhe botë, padyshim që është Prof. Dr. Halil Krasniqi, kirurg i përgjithshëm vaskular dhe endovaskular, i cili veçohet për shërbimet e pacientëve, shërbimet e sëmundjeve, trajnimin e tyre dhe për angazhimet e tij të shumta në vendlindje Kosovën, duke qenë kështu më afër kërkesave të qytetarëve të vendit dhe në shërbim të tyre.
Padyshim, është shumë kënaqësi dhe njëherit krenari, kur shohim se sa kanë arritur suksese në profesionin e tyre bashkatdhetarët tanë në diasporë, e njëri ndër ta është edhe Prof. Dr. Halil Krasniqi.

Gjatë karrierës së tij, Prof. Dr. Krasniqi, ka trajtuar shumë pacientë, të cilët shërimin e shumë pritur e kanë gjetur të ai. Përveç shërbimeve të shumta që ka kryer në shumë spitale në Gjermani dhe në Kosovë, ai ka hapur tashmë klinikën e tij private në Gjermani, në qytetin Calw, në të cilën trajton shumë sëmundje specifike kirurgjike.
Klinika e Prof. Dr. Krasniqit gjendet në mes të qytetit Calw, dhe ka çdo ditë pacientë gjerman e shqiptar, të cilët vijnë nga të gjitha pjesët e Gjermanisë dhe Evropës. Të gjitha ata që dëshirojnë të marrin shërbime në klinikën e dr. Krasniqit, mund të njoftohen përmes web faqes: https://chirurgie-krasniqi.de/

Por, për çfarë lloje të shërbimeve, sëmundjeve, trajtimin e tyre, për stafin e tij, për punën, lëvizjet Gjermani-Kosovë, dr, Krasniqi tregon për Gazetën Scanner, në hollësi për të gjitha këto angazhime.

Prof. Dr. Krasniqi nuk është vetëm kirurg, ai ka edhe specializime tjera, për të cilat do ti shpjegon ai vet. Duke folur për aktivitetin e tij mjekësor, por edhe shkencore, pas disa vitesh obligim, si shef dhe mandej drejtor i klinikave të ndryshme të Kirurgjisë dhe të Kirurgjisë Vaskulare në Gjermani, me kohë ai thotë se ka vendosur që të jetë vet përfaqësues dhe udhëheqës i klinikës së tij personale, të cilën tashmë komplet e ka krijuar dhe është në funksion të plotë.

“Në klinikën time, ofrojë të gjitha shërbimet dhe patologjitë e ndryshme, që kanë të bëjnë më kompetencën time shkencore, mjekësore, terapeutike, për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën time mjekësore. Në anën tjetër, jam shumë i lumtur që mund të kontribuoj për të gjithë bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë në Gjermani, por edhe në vendet tjera të Evropës, ku numri i tyre është shumë i madh. Të gjitha patologjitë që i trajtojmë, bëhen pa marrë parasysh moshën apo edhe dallime tjera. Për pacientët që sëmundjet e tyre nuk mund ti trajtoj në klinikën time, unë i orientoj në klinikat tjera. Pra qëllimi kryesor i imi, është që edhe bashkatdhetarëve të mi t’i ofroj dhe t’ju shërbej me gjithë kapacitetin tim mjekësor atë që është e nevojshme për ata”, tha mes tjerash Prof. Dr. Krasniqi për gazetën Scanner.

Rastet më të shpeshta, sipas tij, janë rastet që kanë të bëjnë me trajtimin e venave dhe enët e gjakut.

“Si kirurg i përgjithshëm dhe kirurg i lëmive të tjera, unë i trajtoj patologjitë, si ndryshimet në organizëm që kërkojnë trajtim kirurgjik, pastaj trajtimet vaskulare, të enëve të gjakut, zgjerimin e enëve të gjakut, varitjet, trombozat arteriale dhe venoze, aplikimin e fistulave për trajtim në dializë, aplikimin e substancave tjera që janë të nevojshme për organizmin, po edhe të indikatorëve të sëmundjeve të ndryshme. Të gjitha sëmundjet kryesisht i trajtojmë me metodat më moderne, aktuale dhe bashkëkohore, të cilat janë në dispozicion”, tha Prof. Dr. Krasniqi.

Po ashtu, Prof. Dr. Krasniqi, përmendi edhe metodat tjera, përveç atyre të kirurgjisë, të cilat, sipas tij, janë metoda të sofistikuara që lehtësojnë edhe daljen më të shpejtë të pacientit nga klinika dhe rikthimin e tyre në jetën normale.
“Unë përdorë metodat më të avancuara dhe moderne ku trajtimi i pacientëve është brenda ditës. Ne aplikojmë laser të ndryshëm, mbylljen e venave të sëmura, të cilat shkaktojnë dëmtim shëndetësor, nëse ato nuk trajtohen me kohë. Aplikojmë metodën e kurimit të venave pa anestezion dhe pa asnjë procedurë, e cila shkakton dhimbje. Pra, pacientët që trajtohen të ne, shërbimet i marrin brenda ditës dhe ata mund t’ju kthehen jetës së tyre normale, pa asnjë shqetësim. Të gjithë pacientët e mi i njoftoj se shumë shpejtë do t’i trajtomë venat pa e prekur këmbën fare, pra në formë laseri dhe impulse elektrike, të cilat trajtojnë venën, por nuk është e nevojshme fare të shpohet, e as të vihet ndonjë substancë tjetër. Një metodë e tillë aplikohet vetëm në Britani të Madhe, Amerikë, Austri. Ne trajtojmë po ashtu edhe të gjitha sëmundjet tjera kirurgjike, si të lëkurës, të nënlëkurës, të indit dhjamor, të largimit të tumoreve të ndryshme, të cilët janë të lokalizuar në shtresat trupore, trajtimin e hemoroideve, trajtimi i ndryshimeve të gjymtyrëve apo edhe të kyçeve. Të gjitha këto trajtohen në dy sallat e operacionit dhe në sallën e zgjimit”, theksoi Prof. Dr. Halili, duke shtuar se çdo trajtim që bëhet në klinikën tonë, zgjatë vetëm disa minuta, dhe pastaj pacientët brenda ditës mund të largohen nga klinika.

Ndërkohë, pa një staf shumë profesional nuk do të ishte e mundur kjo punë titanike e dr. Krasniqit. I gjithë stafi që janë pjesë e klinikës “Dr. Krasniqi”, thotë se është mundësi e mirë dhe privilegj i madh të punosh me një profesionist dhe akademik siç është Prof. Dr. Halil Krasniqi.
Në anën tjetër, pacientët gjerman, shqiptarë por edhe të komuniteteve tjera që po trajtohen dhe janë trajtuar në këtë klinikë, shprehen shumë të kënaqur me shërbimet mjekësore të Prof. Dr. Krasniqit dhe stafit të tij.
Një paciente shqiptare, thotë se në Gjermani ka mjaftë mjekë, profesionist, por kur ajo ka dëgjuar për Prof. Dr. Krasniqin, ekskluzivisht ka ardhur për tu trajtuar të ai. Sipas saj, me intervenimin e dr. Krasniqit, tashmë është shumë mirë me shëndet, dhe se është shumë e kënaqur që ka një mjek shqiptarë të përmasave të tilla në Evropë.
Meqë menaxhimi i çdo pune, është qelës i suksesit, këtë më së miri e bënë znj. Ajshe Krasniqi, bashkëshortja e Prof. Dr. Krasniqit, e cila merret me të gjitha punët organizative, duke filluar nga punët bazë e deri tek terminët e pacientëve nga Gjermania, vendeve të ndryshme të Evropës dhe nga Kosova.

Po ashtu, ajo merret edhe me menaxhimin e punëtorëve dhe të gjitha operacioneve. Për të gjithë ata që dëshirojnë t’i drejtoren klinikës së dr. Krasniqit, zonja Ajshe Krasniqi, thotë se këtë mund ta bëjnë përmes numrave të telefonit, më saktësisht ne web faqen zyrtare të kësaj klinike- https://chirurgie-krasniqi.de/


Shërbimet falas për rastet sociale, nuk mungojnë asnjëherë në klinikën e dr. Krasniqit. Znj. Ajshe thotë se i përket rasteve sociale, Prof. Dr. Krasniqi të gjitha i kryen pa pagesë.
Megjithatë, për rastet e tilla ku pacientët kanë shqetësime me arterie, venave të brendshme dhe të jashtme Prof. Dr. Krasniqi, thotë se ka çdo ditë në klinikën e tij.
Shqetësimi më i madh i njerëzve, sidomos tek zonjat, janë venat e jashtme të cilat edhe estetikisht nuk duken mirë, por edhe mund të shkaktojnë dhembje dhe shqetësime. Për këtë problematik, Prof. Dr. Krasniqi, thotë se kjo patologji mund të parandalohet dhe të trajtohen sapo të fillojnë të shfaqen simptomat, pa patur nevojë për intervenim kirurgjikë.

Prof. Dr. Krasniqi, përmendi një shërbim të ri, të cilin do të filloj shumë shpejt së aplikuari në klinikën e tij. Ai përmendi shërbimet estetike, duke përfshirë të gjitha korrekturat në fytyrë, në abdomen, në duar dhe në gjymtyrë të tjera, me aplikimin e penjve special, të cilët janë nga kompania më speciale e këtij shërbimi./Scanner/